Sinonim i tradhtarit te shqiptarët janë emrat Dhimitër Fari, gjenerali i cili tradhtoj Mbretëreshën Teutë në Luftën e Dytë iliro-romake, Moisi Golemi, Hamza Kastrioti, dhe Esat Pashe Toptani.
Tradhtitë e këtyre personaliteteve ishin fatale për historinë e popullit tonë. Sikur këto tradhti mos të ndodhnin sigurisht se historia shqiptare do të kishte rrjedhë tjetër.
Ndoshta nga kjo perspektivë ne nuk jemi nw gjendje t’i perceptojmë përmasat shkatërruese të tradhtive të antikitetit dhe mesjetës, por tradhtia e kohëve moderne e Esad Pashë Toptanit është treguesi i përmasave shkatërruese që ka pasur ky person për kombin tonë.
Së pari, Esat Pashë Toptani ishte kundër pavarësisë së Shqipërisë në formatin e Konferencës së Ambasadorëve të vitit 1913. Ai pretendonte versionin serb për një Shqipëri me kufij që sot njihet si Shqipëria e Mesme, dhe prap në të njëjten linjë më serbet, ishte kundër pranisë ndërkombëtare në Shqipëri. Për të përmbushur këto objektiva, së bashku me serbet, turqit dhe grekët organizoi lëvizjen e Haxhi Qamilit të vitit 1914 për ta dëbuar Princin Vid si garantin e pavarësisë së Shqipërisë.
Fati i Shqipërisë ishte Lufta e Parë Botërore, përndryshe ashtu siç kishin marr gjërat rrjedhën, Shqipëria nuk do të ekzistonte.
Së dyti, Esat Pash Toptani ndihmoj ushtrinë serbe të shpëtojnë nga shfarosja gjatë tërheqjes së saj nëpër territoret shqiptare gjatë fundit të vitit 1915 dhe fillimit të vitit 1916. Kjo tërheqje ju kushtoi serbëve 240 mijë ushtarë dhe oficer. Nga e gjithë ushtria serbe prej afro 400 mijë ushtarë, nga Vlora u evakuan vetëm 147 mijë ushtarë, oficer dhe civil, ku ishte mbreti, kryeministri dhe elita politike.
Sikur mos të ndihmonte Esati me ushqim ushtrinë serbe, dhe sikur mos ta mbronte nga sulmet e malësorëve, ajo do të ishte shfarosur e tëra me elitën politike, dhe shqiptarët nuk do të kishin problemet që kanë sot me serbët.
Ky është shembulli më i mirë për të parë vlerën e një spiuni dhe dëmin e një tradhtari.
Ajo që ka mbetur pa eksplorim në istoriografinë tonë është roli i Azem Bejtës në këto ngjarje, i cili së bashku me çetnikun Kosta Peqanac, në prapavi sulmonte ushtrinë Austro-Hungareze e cila po luftonte për ta qitur fare armikun tonë të përbetuar.
Fakti se tradhtitë na përsëritën është se ato me kalimin e kohës na bëhen akte patriotike. Ky relativizim ndodhë për dy arsye; nga injoranca dhe nga investimi i padroneve të tradhtarëve (Serbisë) për të zbukuruar tradhtinë e tyre në funksion të zënies së tradhtarëve të ri.
Tani më, ka edhe botime se si Esat Pasha nuk ka qenë tradhëtar por patriot.
Ajo që më shtyu të shkruaj këtë shkrim, është një shkrim i një shokut tim i cili e kishte shëndrruar nga tradhëtari në patriot Gani Beg Kryeziun.
Se Gani Beg Kryeziu ka qenë vegël e Mbretërisë Jugosllave mes tjerash dëshmohet nga Milorad Vaviq, në revistën KOAOVA nr. 13-14, në faqet 260-261, botuar nga Instituti i Historisë së Kosovës më 1985. Në këtë punim flitet për veprimtarinë e shërbimeve informative në Kosovë para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërorë. Në lidhje me këtë ai thotë: “Shërbimi Informativ Jugosllav, në drejtim të Shqipërisë, gjithashtu, ka vepruar nga tri qendra. Qendrën në Podgoricë e ka drejtuar Jovan Gjonoviq, i cili ka kontrolluar hapësirën nga bregdeti Adriatik deri në Pejë. Nga Peja deri në Prizren ka qenë sektori i dytë është drejtuar nga Gani beg Kryeziu, ndërsa nga Prizreni deri të kufiri me Greqinë ka qenë sektori në krye më kolonel Kokoshin, i cili ka pas selinë në Dibër. Qendra në Gjakovë dhe ajo në Dibër kanë infiltruar agjent në Shqipëri të cilët kanë mbledhur informata për lëvizjet e ushtrisë italiane, për forcën e garnizoneve dhe disponimin e popullatës”.
Nëse ka qënë akt patriotik “infiltrimi i agjentëve serb në Shqipëri” këtë ndoshta e di më së miri shoku im i cili ka bërë këtë shkrim dhe i cili pas vërejtjes time më kishte bllokuar në FB.
Se në cilat nivele ka arritur t’i kapë agjentura serbe, më së miri dëshmon rasiti i qendrës së Dibrës së udhëhequr nga “kolonel Kokoshi”
Një dokument tjetër vërteton përfshirjen në agjenturën serbe të Qazim Kokoshit si njëri nga nënshkruesit e aktit të pavarësisë së Shqipërisë si dhe të Haxhi Leshit, njërit nga figurat kryesore të shtetit shqiptar gjatë periudhës komuniste. Dokumenti në fjalë është “Letër e komandantit të Armatës III-Shkup, Gjeneral Ilia Brashiq” shkruar më 20 janar 1940. Në këtë letër thuhet se “emigranti shqiptar në Dibër, z. Haxhi (Alit) Lleshi, lutet që të intervenohet deri te Ministria e Punëve të Jashtme (Jugosllave, shënim i autorit), që të mund të udhëtojë nga Dibra për në Foçë, Tuzëll, Valev, Negotin (Krainë), Bella Cërvë, Vërshac dhe Beograd me qëllim të takimit të tij me emigracionin shqiptar dhe zhvillimit të negociatave për punë informative dhe konspirative në Shqipëri”. Në vazhdim të letrës thuhet se vizita e Haxhi Lleshit në këto vende bëhet me iniciativën e Qazim Kokoshit dhe paraqitja autoritative e Kokoshit, shtron dilemën Gjeneral Barashiq. Për këtë, në fund të letrës ai shkruan “Nuk më është e njohur nëse posedon dhe çfarë autorizimi posedon z.Kokoshi nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme”.
Rehabilitimi i tradhtisë dhe tradhtarëve është akt i shëmtuar, është ogur i keq për ardhmërinë e kombit. Ajo duhet ndëshkuar fuqishëm, së paku moralisht pasi është e kobshme për vazhdimësinë e kombit tonë!