Nënkryetari i Partisë Përparimtare Serbe të Vuçiqit, Aleksandar Shapiq është ankuar se është “turp për këdo që të përqeshë popullin e tij për shkak të problemeve që kanë në Kosovë”, duke theksuar se “ne nuk duhet të kthejmë kokën nga problemet e njerëzve tanë dhe të tallemi me bashkatdhetarët tanë kudo që ata jetojnë”, raporton Tanjug.
“Serbët ftohen në mënyrë deklarative të kthehen në Kosovë, dhe ne kemi një shembull të një gruaje që vendosi të kthehet në Gjakovë, dhe pastaj dikush atje e “keqtrajton duke trokitur në derën e saj natën”. Dhe pastaj disa politikanë dhe OJQ thonë – le të ndërrojë derën e shtëpisë dhe le të vendosë tapa në veshë derisa fle, për të pasur gjumë më të thellë”, ka thënë Shapiq në TV Happy./Insajderi.org.