Edi marrëzisht i dashuruar, postimi i tij për Anisën flet shumë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Edi marrëzisht i dashuruar, postimi i tij për Anisën flet shumë

    Insajderi
    03 July 2025 - 17:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prej disa ditësh, rrjetet sociale kanë shpërthyer me thashetheme për një romancë mes Edit dhe Anisës, dy ish-banorë të njohur nga “Big Brother VIP Kosova 3.

    Kanë qenë të dy që kanë lënë mesazhe të koduara në rrjete sociale që nuk lënë hapësirë për dyshim.

    Ndërsa intervista e fundit e Anisës, ku ajo u shpreh me fjalët enigmatike “As s’po thom jo e as s’po thom po. Nashta”, ndezi më shumë zërat për një lidhje mes tyre.

    Kjo pasi, atë Edi e ripostoi në profilin e tij.

    Sot, Edi postoi në InstaStory një foto të një shishe Coca-Cola, me emrin “Anisa” mbi të.

    Duket se ai në një formë ose tjetrën e ka “marrë’ Anisën me vete në Bajram Curr të Tropojës, nga ku është shfaqur duke u freskuar me pijen që mban emrin e saj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark