Kryeministri shqiptar Edi Rama sot do të vizitojë Kosovën. Ai do të pritet në takim nga presidentja Vjosa Osmani, por është në pritje të konfirmimit të takimit nga kryeministri Albin Kurti. Ky i fundit, i ka vënë një kusht Ramës, që duhet të mbahet mbledhja e përbashkët dhe nënshkruhen ato marrëveshje të cilat kanë qenë në plan.
Deputeti i LVV-së, Dimal Basha, ka thënë se se sjellja e Ramës karshi Kosovës, është si të ishte sjellje e si me qenë kryeministër i Sllovakisë e jo Shqipërisë. Ndër të tjera ai i bën thirrje Ramës të vijë dhe t’i nënshkruajë marrëveshjet.
Por, Rama para pak minutash ka bërë të ditur se ka dorëzuar në Ministrinë e Jashtme të Kosovës, të 13 marrëveshjet e firmosura nga ana e Shqipërisë.
Ai shpreson që pas këtij akti, kryeministri Kurti të pranojë takimin me të.
Postimi i plotë në Facebook i Dimal Bashës:
𝐌𝐢𝐫ë𝐦ë𝐧𝐠𝐣𝐞𝐬 𝐊𝐫𝐲𝐞𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭ë𝐫 𝐑𝐚𝐦𝐚,
Mirësevjen në Kosovë. Fillimisht më lejo të përgëzoj që përfundimisht u ktheve në rrugën e duhur të Berlinit, dhe njëkohësisht ngushëllime për dështimin e asaj të Novi Sadit!
Kurse sa i përket sjelljes tuaj ndërkombëtare në raport me Kosovën, gjendja është kjo:
Ju keni kërkuar mirëkuptim tek krerët e BE-së që ta mirëkuptojnë Vuçiqin për mos vënien e sanksioneve ndaj Rusisë!
Totalisht absurde; megjithatë, a i keni kërkuar dikujt në BE që të mos sanksionohet Kosova dhe të mirëkuptohet Kurti?!
Për më tepër, ishit i pari në sanksionimin e Kosovës, duke anuluar takimin mes dy qeverive dhe duke dështuar kështu nënshkrimin e 13 marrëveshjeve!
Pastaj kuptuam që anulimi erdhi si pasojë e zemërimit tuaj që Albini nuk po e implementon Asociacionin Vuçiqit!
Mirëpo z. Rama, meqë po e luani ndërkombëtarin neutral, a na tregoni sa herë keni anuluar ndonjë takim me Vuçiqin kur ai haptas 𝐑𝐄𝐅𝐔𝐙𝐎𝐍 të pranoj ekzistencën e çfardo marrëveshje? Dhe z. Rama, kur e pyesin mikun tuaj Vuçiq pse nuk e nënshkruat marrëveshjen në Ohër, ai tallet me juve dhe BE-në duke thênë se “ka dhimbje të papërballueshme në dorën e djathtë me të cilën nënshkruan, dhe kjo dhimbje do ta përcjell për 4 vitet e radhës!”
𝐈 𝐝𝐚𝐬𝐡𝐮𝐫 𝐳. 𝐑𝐚𝐦𝐚, ç𝐟𝐚𝐫ë 𝐬’𝐤𝐮𝐩𝐭𝐨𝐧𝐢 𝐧ë 𝐤ë𝐭ë 𝐦𝐞𝐬, 𝐩ë𝐫𝐧𝐝𝐫𝐲𝐬𝐡𝐞 𝐧𝐮𝐤 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭’𝗶 𝗸𝘂𝗽𝘁𝗼𝗷𝗺ë 𝘀𝗷𝗲𝗹𝗹𝗷𝗲𝘁 𝘁𝘂𝗮 𝘀𝗶 𝐦𝐞 𝐪𝐞𝐧ë 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭ë𝐫 𝐢 𝐒𝐥𝐥𝐨𝐯𝐚𝐤𝐢𝐬ë, 𝐞 𝐣𝐨 𝐢 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢𝐬𝐞! 𝐄𝐣𝐚 𝐧ë𝐧𝐬𝐡𝐤𝐫𝐮𝐚𝐣 𝐦𝐚𝐫𝐫ë𝐯𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞𝐭 𝐤𝐮 𝐩ë𝐫𝐟𝐢𝐭𝐨𝐧 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢𝐚, 𝐬𝐞𝐩𝐬𝐞 ç𝐟𝐚𝐫𝐝𝐨 𝐬𝐣𝐞𝐥𝐥𝐣𝐞 𝐭𝐣𝐞𝐭ë𝐫 𝐢 𝐠ë𝐳𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐯𝐞𝐭ë𝐦 𝐒𝐞𝐫𝐛𝐢𝐚!