Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është duke qëndruar në një viztë zyrtare në Mal të Zi, me ftesë të kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markoviç.
Rama është pritur me nderimet më të larta shtetërore në mënyrë solemne para Vilës “Gorica”.
Në delegacionin e kryeministrit Rama janë edhe ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati dhe deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Paulin Sterkaj.
Rama përveç me kryeministrin Markoviç, do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviç.
Në kuadër të vizitës, do të realizohet edhe takim mes ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe Malit të Zi, Ditmir Bushati dhe Sërgjan Darmanoviç.
Ministri Darmanoviç dhe Bushati do të nënshkruajnë marrëveshje mes Ministrive të Shëndetësisë së Malit të Zi dhe Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë për bashkëpunim në sferën e shëndetësisë.