Edi Rama: Ja pse kosovarët janë futbollistë më të mirë se ne - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Edi Rama: Ja pse kosovarët janë futbollistë më të mirë se ne

    Insajderi
    05 June 2016 - 09:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, në një intervistë për mediumin zvicëran Das Magazine ka folur për politikën, artin e futbollin.
    Ka thënë se do të dëshironte që edhe Granit Xhaka të ishte pjesë e kombëtarës së Shqipërisë dhe se do të ishte i kënaqur edhe nëse ndeshja mes dy vendeve –Shqipërisë e Zvicrës- të përfundonte baras.
    Po ashtu, Rama është pyetur edhe për faktin se pse lojtarët më të mirë të ekipit të selektuar nga De Biasi janë me prejardhje nga Kosova, përcjellë Gazeta Zëri.

    Das Magazin: Futbollistët tuaj më të mirë janë me origjinë pothuajse të gjithë nga Kosova. Përse
    kjo gjë?
    Edi Rama: Ndoshta sepse ata kishin mundësi më të mira që të zhvilloheshin si sportistë. Populli I Kosovës ka një histori shumë më të gjatë të emigracionit: breza e gjenerata të tëra që jetojnë jashtë vendit të integruar në shoqëritë e tyre përkatëse. Natyrisht ata që jetojnë në Zvicër apo Gjermani, në këto vende, sporti për futbollistët afron kushte shumë të mira profesionale për të mësuar. Emigrimi nga Shqipëria ka nisur shumë më vonë.
    Das Magazin: Kosovarët versus Shqipërisë me skuadra kombëtare. A është kjo një temër pë ju?
    Edi Rama: Nuk e kuptoj pyetjen.
    Das Magazin: Ne flasim për tema të tilla. Partitë e djathta thonë se janë shumë emigrantë në skuadrën tonë kombëtare dhe shumë pak “zviceranë” – në kuptimin e zviceranëve me gjak të
    pastër.
    Edi Rama: Ndoshta se orët dhe e djathta ekstreme janë të vetmet gjëra reale, origjinale në Zvicër? Nuk
    shpresoj të jetë kështu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark