Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë lajmin e “Reuters” ku njoftohet se pritet të fillojë gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke përfshirë këtu edhe ish-presidentit Hashim Thaçi.
Rama në llogarinë e tij në Twitter ka shtruar një pyetje, duke thënë se “a duhet të konsiderohen kriminelë ata që e udhëheqin popullin drejt lirisë?”.
Ai tutje ka cituar edhe fjalët e presidentit amerikan, Joe Biden për ish-presidentin Thaçi.
“Është një mendim shqetësues, veçanërisht duke pasur parasysh se njeriu në këtë foto dikur u përshëndet si George Washington i Kosovës nga vetë Joe Biden!”, ka shkruar Rama.
Are those who lead their people towards freedom against brutal regimes now to be considered criminals? It's a concerning thought, especially considering the man in this photo was once hailed as the George Washington of Kosovo by Joe Biden himself! https://t.co/w5sEiAI8Nc
— Edi Rama (@ediramaal) April 1, 2023