×
  • Lajme
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Edi Rama nudo në Galeri

    Insajderi
    24 October 2016 - 00:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Edi Rama, është i njohur në ambientet e galerive për shkak të angazhimit të tij artistik para se të bëhej politikan, por së fundmi ai është gjendur përsëri në muret e një galerie në Tiranë.

    Por kësaj here si protagonist i një vepre artistike të një artisti tjetër.

    Bëhet fjalë për artistin Armand Lulaj i cili ka sjellë në Galerinë “FAB” ku është hapur ekspozita “Teatri i Gjelbërimit”.

    screenshot_20161023-2214391

    Duke përdorur artin si një mënyrë për të kritikuar mospërfshirjen e qytetarëve në vendimet për fatin e hapësirave publike, 49 artistët pjesëmarrës në ekspozitë synojnë të rrisin ndërgjegjësimin për bashkëpunim te politika dhe të zgjojnë reagim te shoqëria.

    Ekspozita “Teatri i Gjelbërimit”, një retrospektivë arti mbi hapësirën publike në Tiranë nga viti 1998 deri në vitin 2016, e cila bëri bashkë 49 artistë nga Shqipëria dhe vende të tjera, u çel të shtunën në galerinë FAB.

    Bazuar mbi dëshirën për të ofruar një pikëpamje të gjerë të artit mbi hapësirën publike dhe si një zgjim i shoqërisë ndaj problematikave të përditshme, 60 veprat pjesëmarrëse në ekspozitë gjithashtu kritikojnë përjashtimin e zërave të artistëve nga vendimmarrja për hapësirën e përbashkët.

    “Kjo ekspozitë ka mbledhur si asnjëherë më parë artistët, sepse si asnjëherë më parë ata po përjashtohen nga vendimmarrja për çështjet e hapësirave të përbashkëta,” tha kuratori Vincent Ë.J. van Gerven Oei,

    “Artistët kanë pasur reflektim të vazhdueshëm mbi hapësirat publike, pavarësisht pretendimeve të kundërta se ka vetëm një mënyrë dhe nuk ka alternativë,” shtoi ai për BIRN.

    Sipas kuratorit hapësira publike lidh në mënyrë të ndërlikuar dy fusha të ndryshme si arti dhe politika duke krijuar një tension mes tyre.

    “Çdo vepër arti në thelb është akt politik, në mënyrë njerëzore sepse artisti merr një pozicion kur bën një vepër arti”, tha kuratori Stefano Romano për BIRN.

    Ekspozita “Teatri i Gjelbërimit” ndërthuri fotografitë, videot dhe audion për të përcjellë një mesazh të fuqishëm te shoqëria, e cila konceptohet nga artistët si një pjesë e rëndësishme në fatin e hapësirave publike, por njëkohësisht për të tërhequr vëmendjen e qeveritarëve për kaosin ku po zhytet kryeqyteti.

    “Kemi të bëjmë jo vetëm me vepra arti, por edhe me disa pjesë të rëndësishme të identitetit tonë që përthyhet përballë fenomeneve arkitekturore dhe politike,” tha për BIRN kuratori Ardian Isufi.

    “Ne jemi në tranzicion, ku nga vepra në vepër ndihet vaniteti i shoqërisë dhe pafuqia përballë pushtetit dhe keqkuptimi me frymën e perëndimit,” shtoi ai.

    Artistët pjesëmarrës në ekspozitë i thanë BIRN se është shumë e rëndësishme që arti të ruajë natyrën e tij kritike ndaj problemeve të shoqërisë.

    “Arti duhet t’i nxisë njerëzit të reflektojnë ndaj gjithçkaje që na rrethon. Seria e posterave Sputnik është një blog i rrugës që frymëzohet nga fakte reale dhe i transformon ato në situata irreale” tha artisti Ergin Zaloshnja.

    “Punët kanë nisur në nëntor 2013 kur Partia Socialiste erdhi në pushtet me premtimin se do t’i jepte më tepër vëmendje artit dhe artistëve. Kjo nuk ka ndodhur,” përfundoi ai.

    Një aspekt thelbësor i ndërlidhjes së artit dhe hapësirave publike është edhe fakti që shumë prej ngjarjeve që kërkojnë vëmendje nga shoqëria dhe politika ndodhin në rrugë.

    “Arti duhet të ngrejë pikëpyetje dhe diskutime, në disa raste të mospranuara nga të gjithë, sepse përball dy mendje që nuk bien dakord mes tyre,” tha Pleurad Xhafa, një artist që mori pjesë në ekspozitë me katër skulptura të lidhura me viktimat e 21 Janarit të cilët u vranë ndërsa protestonin përpara kryeministrisë në vitin 2011.

    “Skulpturat në të njëjtën kohë janë tregues të një mohimi, një mohim i drejtësisë, i transparencës, i llogaridhënies dhe një mohim i përgjegjësisë. Krijojnë një marrëdhënie fizike me publikun duke e lidhur atë drejtpërdrejt me vdekjen dhe korrupsionin,” shtoi ai, duke pranuar se artit nuk i takon të japë përgjigje, por vetëm të ngacmojë reagim.

    Sipas artistëve pjesëmarrës rruga është kthyer në hapësirën e vetme që përcjell mesazhe të drejtpërdrejta te publiku.

    “I shohim hapësirat publike si i vetmi medium për kritika konstruktive ndaj pushtetarëve, pasi të tjerat janë të censuruara,” tha për BIRN grupimi Çeta, i përbërë nga aktivistë dhe artistë të cilët u përfaqësuan me veprën “Vojo Kushi është akoma gjallë”.

    “Arti ynë synon të çlirojë hapësirat publike të zaptuara nga reklamat dhe propaganda politike, ndërsa funksionon edhe si përcjellës i mesazheve të zgjimit ndaj qytetarëve,” shtuan ata.

    “Teatri i Gjelbërimit” është një projekt i Departamentit të Shqiponjave dhe Ottonomy në bashkëpunim me Universitetin e Arteve dhe Arkivin Lëvizës mbi Hapësirën Publike (MAPS). Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 1 nëntor, kohë gjatë së cilës evente të tjera artistike do t’i bashkëngjiten asaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark