Edi Rama përplaset me gazetaren, pasi nuk i pelqeu pyetja e shtyn me dorë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Edi Rama përplaset me gazetaren, pasi nuk i pelqeu pyetja e shtyn me dorë

    Insajderi
    19 March 2024 - 11:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ka shënuar një tjetër skandal, pasi shtyu gazetaren e SYRI TV, Ambrozia Meta, e cila po i bënte pyetje.

    Rama nuk e duroi pyetjen dhe përdori kontakt fizik ndaj gazetares, e cila po kërkonte llogari se përse paratë e taksapaguesve shqiptarë shkojnë për portin e ri, ndërsa në portin aktual të Durrësit, po shiten në ajër apartamentet e një investitori privat.

    “Ju lutem mos më prekni më”, iu drejtua gazetarja, ndërsa Rama u largua pas incidentit fizik.

    Kjo nuk është hera e parë që Rama, ushtron dhunë verbale ndaj gazetares Ambrozia Meta.

    Por kësaj here u tejkaluan kufijtë, pasi Rama përdori edhe dhunën fizike.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark