Edi Rama takohet me ish-kryeministrin Tony Blair në Tiranë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Edi Rama takohet me ish-kryeministrin Tony Blair në Tiranë

    Insajderi
    19 April 2022 - 10:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Edi Rama është takuar mëngjesin e sotëm me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair. Takimi mes të dyve është zhvilluar tek “Vila 31” në zonën e ish-Bllokut.

    “Nuk dihen ende detajet nga ky takim, por janë në vazhdën e takimeve që Kryeministri Rama ka zhvilluar me ish-kryeministrin britanik”, raporton Klannews.

    Takimi mes të dyve zhvillohet para mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së. Socialistët pritet që të propozojnë emrat për Presidentin e ri të Republikës, por edhe të dalin me një qëndrim për deputetin Orlando Rakipi, babai i të cilit, Aqif Rakipi, u sanksionua financiarisht nga Departamenti i Thesarit të SHBa.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark