Edi Rama publikon pjesë të dëshmisë ku Rubin kritikon Specialen: Proces shtangës që ka njollosur drejtësinë ndërkombëtare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Edi Rama publikon pjesë të dëshmisë ku Rubin kritikon Specialen: Proces shtangës që ka njollosur drejtësinë ndërkombëtare

    Insajderi
    16 September 2025 - 18:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas dëshmisë së James Rubin, ish-ndihmëssekretarit të Departamentit amerikan të Shtetit, si dëshmitar i mbrojtjes në seancën gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK’së në Hagë.

    Rama me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ e ka quajtur “proces shtangës” që “ka njollosur keq drejtësinë ndërkombëtare” gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK’së, shkruan Insajderi.

    LIRIA KA EMËR! Nga dëshmia e ish-Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, në Hagë ku një proces shtangës ka njollosur keq drejtësinë ndërkombëtare…”, shkruan ndër të tjera ai.

    Rubin ndër të tjera në dëshminë e shpërndarë nga i pari i ekzekutivit shqiptar thotë se ngelet i shqetësuar se si ish-presidenti Hashim Thaçi, i cili iu është vetofruar drejtësisë ndërkombëtare, po mbahet në paraburgim tash e pesë vite.

    Më tej, implikon politkisht Gjykatën Speciale duke potencuar se arrestimi i tij ndodhi teksa Thaçi po nisej për në Washington për të nënshkruar marrëveshjen me Serbinë përgjatë Administratës Trump. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark