Edi Rama: Shqipëria nuk ka një plan “B” përkundrejt BE – Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Edi Rama: Shqipëria nuk ka një plan “B” përkundrejt BE

    Insajderi
    08 February 2025 - 12:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi sot nga Madridi, se plani “A” i Shqipërisë është integrimi në BE.

    “Ka shumë tundime në pjesën perëndimore të Europës, për largimin nga BE, mbyllljen e kufinjve, kthimin e kufinjve të vjetër doganor. Shpesh më pyesin cili është plani “B”, duke qenë se plani “A” është BE”, u shpreh Rama.

    Ai shtoi se nuk ka një plan “B” përkundrejt Bashkimit Europian.

    “Unë përgjigjem bindshëm që: Nuk ka plan “B”! Nëse kemi plan “B” kundrejt këtyre të trijave do të jesh i dënuar të jetosh në një shoqëri të kategorisë “B”. Ne duam një vend ku të gjithëve iu jepet mundësia të fitojnë dhe ku askush nuk mund të fitojë në kurriz të dikujt tjetër. Kjo ndodh nëse ne zbatojmë liritë individuale, shtetin e së drejtës dhe demokracinë“, deklaroi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark