Edi Rama: S’ka shans që të biem dakord me Serbinë për të ardhmen e Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Edi Rama: S’ka shans që të biem dakord me Serbinë për të ardhmen e Kosovës

    Insajderi
    25 February 2025 - 21:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë një intervistë për televizionin grek “MEGA”, ku ka përmendur edhe Kosovën.

    Duke folur për marrëdhëniet mes shteteve, Rama mori shembull raportet mes Shqipërisë dhe Serbisë. Ai tha se nuk ka shanca që të bien dakord për atë se cila është e ardhmja e Kosovës, por se kjo s’duhet të jetë pengesë për të mos bërë gjëra tjera.

    Ai tha se është i mendimit që duhen krijuar raporte miqësore me sa më shumë vende që është e mundur.

    P.sh na merrni ne dhe Serbinë. Kemi një çështje të madhe midis nesh që ka qenë pengesë për të pasardhësit e gjithë qeveritë tona për të pasur marrëdhënie, faktikisht nuk kishim marrëdhënie. Por, Serbia është këtu, është në rajon, ka lidhje me vëllezërit tanë në Kosovë, dhe është e rëndësishme për marrëdhënien tonë. Pas 68 vitesh, unë vizitova Beogradin. Ne e kemi këtë mosmarrëveshje. Nuk ka shans që ne të biem dakord se cila është e ardhmja e Kosovës, por nga ana tjetër kjo nuk duhet të jetë arsye për të mos bërë gjëra tjera”, ka deklaruar Rama.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark