×
  • Lajme
  • Lajme

    Edi Rama sulmon NATO-n në CNN: Rrezikon të zbehet në sytë e botës

    Insajderi
    25 August 2021 - 22:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në intervistën që dha për CNN kryeministri Rama zbuloi detaje se në Shqipëriu do të vijnë rreth 400 mijë afganë. Detaje këto që shqiptarët i mësojnë nga mediat e huaja dhe jo nga institucionet shqiptare. Mesa duket janë informacione që i di vetëm kryeministri. Ndër të tjera Rama nuk hezitoi të adresojë kritika të forta ndaj NATO-s duke thëne se duke mos stehuar afganët rrezikon ti zbehet autoriteti në vendet që kërkojë liri.

    Rama: ” Ne kemi kujtesë dhe besojmë se është në nderin e anëtarëve të NATO që kanë mbrojtur lerat për të cilat ne qëndrojmë, ndërkohë që rrezikon që NATO të zbehet në vendet që kërkojë liri, trajtim të barabartë për gratë. Është e qartë që jemi sfiduar në një mënyrë të tillë sic nuk jemi sfiduar më parë, jo nga ndonjë kundërshtarë, por nga vetja jonë, sfidohemi ose të qëndrojmë për atë që i themi botës ose për zgjedhjet e ardhshme aty këtu, jemi mes sondazheve dhe objektivave dhe ky është një objektiv shumë i madh ku nuk mund të dështojmë. 

    Jemi vend i vogël, por nuk ka rëndësi, ka të bëjë me atë që ne jemi dhe ka të bëjë me faktin që qëndrojmë për dicka që është e rëndësishme për fëmijët tanë, ne kemi përjetuar luftën, kemi parë 500 mijë refugjatë lufte që lëvizën nga Kosova dhe ne ishim në një situatë më të vështirë ekonomike nga sa kemi qenë kenë, dhe pritja e tyre nuk na bëri të vdisnin urie, por na bëri më të pasur moralish.

    Ne ishim të parët që dolëm dhe thamë që jemi të gatshëm njerëzit që kanë punuar me ne, për momentin po punomë për listat që po na sjellin rreth 2000 dhe 2000 të tjerë që po punojmë për t’i mirëpritur, pra do të ketë rreth 4 mijë dhe ky është numri që do të kalojnë në vendet e tjera përfshirë edhe SHBA-së.

    Nuk është çështja nëse jam i gatshëm, por ky është një vend ku Kushtetuta thotë “shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut, ata do të jenë miqtë tanë, nëse duan të qëndrojnë le të qëndrojnë”, tha Rama.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark