Edi Rama do të ekspozojë në Venecia - Insajderi
×
Kulturë

Edi Rama do të ekspozojë në Venecia

Insajderi
07 February 2017 - 14:26
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Edi Rama është ftuar nga kuratorja Christine Macel për ekspozitën “Viva Arte Viva”.

Kryeministri shqiptar Edi Rama, i njohur në qarqet artistike edhe si një piktor e artist, do të ekspozojë në Bienalen e 57-të të Artit në Venecia.

Me datë 13 maj do të hapet kësisoj ekspozita qendrore e Bienales, ku artisti shqiptar Leonard Qylafi do të përfaqësojë Shqipërinë në Pavijonin Kombëtar.

“Në një botë plot konflikte, ku njerëzorja vihet në pikëpyetje, arti është forma më e çmuar e njeriut, vendi më i mirë për reflektim, shprehje individuale dhe liri. Është një po për jeton, edhe pse shpesh një “por” shtrihet prapa” tregon kuratorja e cila e ka ftuar Edi Ramën të jetë pjesë e këtij ekspozimi, shkruan KultPlus.

Edi Rama viteve të fundit është aktivizuar në fushën artistike. Vitin e kaluar ai ekspozoi në Marian Goodman Gallery.

venecia


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark