Edi Rama triumfon në zgjedhjet e 11 majit, PS-ja e tij fiton 83 deputetë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Edi Rama triumfon në zgjedhjet e 11 majit, PS-ja e tij fiton 83 deputetë

    Insajderi
    12 May 2025 - 10:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me rezultatet aktuale, Edi Rama merr 83 deputetë, 9 më shumë se në vitin 2021

    Me rezultatet aktuale, numërimin deri më tash, Edi Rama ka triumfuar në zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri.

    Ai kryeson në shumicën e komunave, në disa prej tyre bindshëm madje.

    Kurse, PD-ja e Sali Berishës në këto zgjedhje, me rezultatet aktuale, ka 51 deputetë.

    E treta renditet Partia Social Demokrate, e cila deri më tani parashikon 3 mandate.

    Kurse, partia Mundësia, Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë kanë nga një mandat.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka vazhduar me publikimin e rezultateve.

    Aktualisht, në nivel vendi, në Shqipëri janë numëruar mbi 1 mijë e 500 qendra të votimit.

    Me votat e numëruara deri më tash, Partia Socialiste e Edi Ramës kryeson bindshëm me 52%.

    Kurse, PD-ja e Sali Berishës ka 37%.

    3.47% ka koalicioni Shqipëria Bëhet me Adriatik Lapajn, kurse 2.64% ka Agron Shehaj me partinë Mundësia.

    Garë e ashpër po zhvillohet me votat e diasporës.

    Aktualisht janë numëruar mbi 1 mijë e 600 zarfe.

    PD-ja me Sali Berishën ka siguruar 726 vota, kurse PS-ja ka 705 vota.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark