Edita Tahiri godet Kurtin: Hipokrizia e tij e mori në qafë Kosovën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Edita Tahiri godet Kurtin: Hipokrizia e tij e mori në qafë Kosovën

    Insajderi
    17 June 2025 - 09:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale, duke akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për “hipokrizi” dhe “shkelje të Kushtetutës”.

    Në deklaratën e saj, Tahiri shprehet se veprimet e Kurtit po e dëmtojnë rëndë Kosovën.

    Reagimi i saj vjen në një moment kritik për vendin, ndërsa kriza institucionale po thellohet dhe Kosova po përballet me një bllokadë të zgjatur politike.

    “Sot, kur shkelësi i Kushtetutës kritikon shkeljet e saj – hipokrizia e deputetit Kurti e mori në qafë Kosovën,” shkroi Tahiri në një postim në Facebook.

    Kjo deklaratë vjen në prag të tentimit të 33-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, një proces që po dështon vazhdimisht për shkak të mungesës së konsensusit ndërmjet partive politike.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark