Edita Tahiri këmbëngul se marrëveshja për tabelat e veturave është arritur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Edita Tahiri këmbëngul se marrëveshja për tabelat e veturave është arritur

    Insajderi
    12 September 2016 - 15:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria për Dialog ka njoftuar se nesër dhe pasnesër në Bruksel do të vazhdojnë takimet e nivelit teknik në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

    Në agjendë të këtyre takimeve do të jenë çështja e lëvizjes së lirë dhe ajo për kodin shtetëror telefonik të Republikës së Kosovës, thuhet në një komunikatë për media.

    Ministrja Edita Tahiri ka insistuar sërish se marrëveshja për reciprocitet me tabelat e veturave mes dy shteteve është arritur, edhe pse një gjë e tillë shtë mohuar nga zyrtarë të BE-së.

    “Ministrja Edita Tahiri, njëherit udhëheqësja e dialogut teknik, deklaron se marrëveshja për reciprocitetin në tabelat e veturave në mes të dy shteteve është arritur javën e kaluar, ndërsa në takimin e nesërm takimi i grupit punues për lëvizjen e lirë do të fokusohet në heqjen e tabelave të mbetura ilegale që qarkullojnë aty-këtu në komunat veriore të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

    Ndërsa në takimin për çështjen e kodit shtetëror telefonik do të diskutohet për heqjen e bllokadës që Serbia po ia bënë zbatimit të marrëveshjes për telekomin përkatësisht kodit shtetëror telefonik për Republikën e Kosovës, thuhet tutje në komunikatë./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark