
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar me tone të ashpra ndaj presidentes Vjosa Osmani, pas deklarimeve të saj për kërcënimet e Serbisë ndaj Kosovës.
Përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, Tahiri ka vënë në dyshim seriozitetin dhe koherencën e presidentes, duke thënë se ajo ka dhënë “shumë versione” në konferencën për media për të njëjtin kërcënim.
“Një presidente, njëqind versione – tashmë s’po dihet a Trumpi, a Maqedonci, a KFOR-i, apo brifingjet ishin burimi i saj për kërcënimet ndaj Kosovës. As nuk po dihet kush e ndali Serbinë – presidentja, Trumpi, KFOR-i apo Maqedonci,” ka shkruar Tahiri, duke e cilësuar këtë si “diletantizëm të paprecedentë të një presidenteje”./Insajderi