Edita Tahiri kritikon Vjosa Osmanin: Presidentja e paradokseve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Edita Tahiri kritikon Vjosa Osmanin: Presidentja e paradokseve

    Insajderi
    20 March 2025 - 17:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentes Vjosa Osmani, e cila sot tha se drafti i Asociacionit nuk do ta kalojë testin e Gjykatës Kushtetuese, shkruan Insajderi.

    Tahiri e ka akuzuar Osmanin për ndryshim të qëndrimeve lidhur me këtë çështje, duke thënë se fillimisht ajo e kishte pranuar statutin e Asociacionit të hartuar nga BE-ja me disa vërejtje, ndërsa tani po e kundërshton atë.

    Në një postim në Facebook, Tahiri e quajti Osmanin “presidente e paradokseve”, duke kritikuar edhe heshtjen e saj për këtë temë deri në momentin kur u përmend mundësia e zgjedhjeve në Kosovë.

    “Fillimisht dha vërejtje zyrtare për dokumentin e statutit të Asociacionit të hartuar nga BE-ja, që nënkupton se e ka pranuar Asociacionin e BE-së me vërejtje. Ndërsa sot e hodhi poshtë duke thënë se ky statut nuk duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese. Nuk është çudi, sepse është kjo presidente që ishte gojëmbullur tërë kohën, ndërsa foli kur u përmendën zgjedhjet në Kosovë, nga frika se mos po shkarkohet…”, shkroi Tahiri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark