Edita Tahiri kundër konferencës ndërkombëtare për Veriun - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Edita Tahiri kundër konferencës ndërkombëtare për Veriun

    Insajderi
    29 June 2023 - 16:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka kundërshtuar opsionin për mbajtjen e një konference ndërkombetare për Veriun, duke bërë thirrje që populli të jetë kundër masovikisht.

    Sipas Tahirit, kjo duhet kundërshtuar njësoj sikur okupimin nga Serbia.

    “Një konferencë ndërkombëtare për veriun është ide e papranueshme dhe e rrezikshme! Populli duhet të përgatitet ta kundershtojmë masovikisht, Ashtu njesoj siç kundërshtuam okupimin nga Serbia”, shkruan Tahiri në rrjetin e saj në Facebook.

    Ideja e konferencës ndërkombëtare për Kosovën publikisht është shtyrë nga Kryeministri Edi Rama, i cili në disa konferenca për media ka thënë se ka ardhur koha që Kryeministri Kurti dhe Presidenti Aleksandar Vuçiq të mbyllen derisa të arrihet një marrëveshje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark