Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka mohuar mundësinë e ndërtimit të lagjes së ashtuquajtur “Lugina e Diellit” në Komunën e Zveçanit.
Ajo ka paralajmëruar se nëse tentohet të realizohet ky projekt, shteti i Kosovës do ta ndalë me forcën e ligjit.
Tahiri ka thënë në një intervistë për “Epokën e re” se pretendimet e tilla, si kjo e ndërtimit të kësaj lagjeje, janë përzierje në punët e brendshme të Republikës së Kosovës, të cilat në asnjë mënyrë nuk do të lejohen.
Ajo ka treguar se projektet e tilla janë politike dhe kanë për qëllim ndryshimin e strukturës së popullsisë në pjesën e veriut.