Kandidati për deputet me numrin 44 nga Partia Demokratike e Kosovës, Edon Cana, ka qëndruar në Drenoc, Senoc dhe Pastasel.
Këto tri fshtara Cana i ka quajtur “çerdhe të heroizmit dhe sakrificës”.
“Në Drenoc, Senoc dhe Pastasel, çerdhet e heroizmit dhe sakrificës, ndjeva mbështetjen e fuqishme të zemrës së atdheut. Me respekt për të kaluarën dhe me vizion për të ardhmen, së bashku drejt fitores për Kosovën”, u shpreh Cana.