Edon Cana, kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovë me numër 44 në listën zgjedhore, ka publikuar një video nga Komuna e Rahovecit.
Ai nga atje tha se po lind një kapitull i ri në bujqësi dhe agroturizëm.
“Kapitull i ri në bujqësi dhe agroturizëm për Komunën e Rahovecit!
Kapitull i ri në investime, vizion dhe ide për zhvillimin e qëndrueshëm”, shkroi ai.