Edon Cana mirëpritet nga një familje në Istog: Për herë të parë ka vendosur të votojë për PDK-në – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Edon Cana mirëpritet nga një familje në Istog: Për herë të parë ka vendosur të votojë për PDK-në

    Insajderi
    26 January 2025 - 13:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edon Cana, kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovë me numër 44 në listën zgjedhore, ka qëndruar në Gurrakoc të Istogut me çrast ka takuar qytetarët e tij vendi.

    Cena ka treguar se ka zhvilluar një takim të ngrohët më banorët.

    Postimi i plotë:

    Në Gurrakoc të Istogut zhvilluam një tubim të ngrohtë me banorët e Gurrakocit, ku së bashku me kandidatin për deputet nga Dega e Istogut, mikun tim Shasivar Haxhijaj, dhe kandidatët e tjerë për deputet, prezantuam programin e PDK-së për një Kosovë më të mirë.

    Një falënderim i veçantë shkon për kryetarin e Degës së Istogut, Ali Nimanaj dhe kandidatin për deputet Shasivar Haxhijaj për mikpritjen e ngrohtë.

    Pas tubimit, pata kënaqësinë që bashkë me kandidatin për deputet mikun tim Genc Prelvukaj, të jemi mysafir i miqve të mi dhe familjes sime, bijtë e Mark Palokës: Beni, Alberti, Tina, Davidi, dhe Besniku. Një familje e besës, fjalës dhe nderit, e cila për herë të parë ka vendosur të votojë për PDK-në.

    Faleminderit për mikpritjen, miqtë e mi!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark