Edon Cana, kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovë me numër 44 në listën zgjedhore, ka kujtuar profesorin e nderuar Sabahajdin Cenën në përvjetorin e dytë të ndarjes nga jeta.
Ai ka thënë se e kujtonë më respekt dhe krenari veprën e tij të jashtëzakonshme.
“Në përvjetorin e dytë të ndarjes nga jeta të pushkës dhe penës, profesorit të nderuar Sabahajdin Cena, kujtojmë me respekt dhe krenari veprën e tij të jashtëzakonshme. Një luftëtar për lirinë dhe një intelektual i palodhur që me përkushtim shërbeu për atdheun dhe dijen”, u shpreh Cena.
Më tutje ai tha se trashëgimia e tij mbetet udhërrëfyes për brezat që vijnë.