Edon Cana: PDK ka lënë gjurmë të thella në zhvillimin e Kosovës, Kurti nuk ka realizuar asgjë për 5 vite - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Edon Cana: PDK ka lënë gjurmë të thella në zhvillimin e Kosovës, Kurti nuk ka realizuar asgjë për 5 vite

    Insajderi
    09 January 2025 - 20:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edon Cana, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit, ka thënë se të gjitha projektet kapitale në Kosovë e mbajnë vulën e kësaj partie.

    Ai tha se modernizimi i shtetit të Kosovës ka filluar dhe ka mbetur aty ku e ka lënë PDK-ja

    “Të gjitha projektet kapitale në nivel nacional e kanë vulën e PDK-së. Modernizimi i shtetit të Kosovës ka filluar dhe ka mbetur aty ku e ka lënë PDK-ja. Do të thotë nëse ne I shikojmë prioritetet që I kemi pasur dhe buxhetin që e kemi pasur. Ne kemi kryer më shumë punë për një vit sesa Qeveria Kurti ka kryer për pesë vite.”, ka thënë Cana për Reporteri.

    Ai ka thënë se PDK sa ka qenë në pushtet ka ndërtuar shumë shkolla dhe cdo fshat është bërë me kanalizim, rrugë internet e energji elektrike.

    “Ne për gjashtë vite qeverisje kemi realizuar shumë. Fëmijët tanë kanë shkuar në shkolla nëpër kontejnerë, ne kemi ndërtuar shkolla kudo në Kosovë. Në çdo fshat që ka mbi 100 banorë ne kemi pasur target që ta arrijmë ujin , kanalizimin, rrugën, internetin rrymën. Sot Kosova e ka atë falë Parëtisë Demokratike dhe tragetet që i kemi mbërri në atë kohë. Për autostrada nuk po flas. Edhe për aeroport është bërë shumë zhurmë e shumë procese të tjera.”, shtoi tutje Cana.

    Ai tha se PDK e ka lënë Kosovën në dritë, kurse sot në qeverisjen e Kurtit ajo është në errësirë.

    “Mos të harrojmë, Kosovës sot I ndalet rryma. Nuk ka rrymë ndërsa ne e kemi lënë Kosovën me dritë e sot është në terr.”, tha Cana.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark