Edon Cana, kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovë me numër 44 në listën zgjedhore, ka publikuar një video nga vizitat që i ka bërë sot bizneseve.
Cana tha se programi i PDK-së është i fokusuar te mbështetja e bizneseve private.
“Takim i frytshëm me bizneset lokale në Rahovec, ku diskutuam për sfidat dhe mundësitë e zhvillimit ekonomik. Programi i PDK-së është i fokusuar te mbështetja e bizneseve private si shtylla kryesore e rritjes ekonomike dhe mirëqenies qytetare”, shkroi ai.