Edon Cana, kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovë me numër 44 në listën zgjedhore, ka publikuar një video duke e pjekur rakinë.
Ai ka thënë se programi i PDK-së për agroturizmin në Rahovec synon të shndërrojë traditat tona në mundësi zhvillimi dhe mirëqenie.
“Programi i PDK-së për agroturizmin në Rahovec synon të shndërrojë traditat tona në mundësi zhvillimi dhe mirëqenie. Demonstrimi i pjekjes së rakisë është shembull se si trashëgimia jonë mund të promovohet dhe të sjellë përfitime ekonomike për komunitetin”, u shpreh Cana.