Edon Zhegrova i thotë ‘po’ Juventusit? - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Edon Zhegrova i thotë ‘po’ Juventusit?

    Insajderi
    20 August 2025 - 10:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ylli kosovar, Edon Zhegrova thuhet se i ka thënë ‘po’ Juventusit, duke arritur një marrëveshje personale për transferimin e tij këtë verë.

    Zhegrova pritet ta vazhdoj karrierën në Serie A, pasi eksperti italian i transferimeve Nicolo Schira raporton se palët kanë arritur një marrëveshje pesëvjeçare me vlerë 2.5 milionë euro në vit plus bonuse.

    Sipas Schiras, Bianconerët tani po e detyrojnë Lillen ta pranoj ofertën e tyre, duke pasur parasysh se kontrata e lojtarit po skadon dhe ai tashmë ka njoftuar vendimin e tij për të mos rinovuar me klubin francez.

    “Edon Zhegrova i ka dhënë mundësinë e tij Juventusit për një kontratë deri në vitin 2030 (2,5 milionë euro/vit + bonuse)”.

    “Juventusi tani po përpiqet të arrijë një marrëveshje me Lille. Kontrata e Zhegrovës skadon në qershor 2026 dhe ai tashmë i ka njoftuar LOSC vendimin e tij për të mos e zgjatur”, ka shkruar Schira.

    Sipas mediave italiane, marrëveshja mes klubeve mund të jetë midis 18 dhe 20 milionë eurove.

    Ndryshe, 26-vjeçari prej janarit të vitit 2022 është pjesë e Lillet kur iu bashkua nga Baseli dhe në 80 paraqitje në Ligue 1, Zhegrova ka shënuar 15 gola dhe ka bërë 13 asistime. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark