Edon Zhegrova jashtë planeve të Napolit, Conte ndërpret negociatat për transferimin - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Edon Zhegrova jashtë planeve të Napolit, Conte ndërpret negociatat për transferimin

    Insajderi
    11 June 2025 - 19:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sulmuesi i Lillet, Edon Zhegrova, nuk do të transferohet te kampioni i Italisë, Napoli, raportojnë burime të ndryshme përfshirë “Corriere dello Sport”.

    Drejtori sportiv i Napolit, Giovanni Manna, ishte i interesuar për transferimin e Zhegrovës, por vendimi final i përket trajnerit të ri, Antonio Conte.

    Sipas “Corriere dello Sport”, Conte i ka kërkuar drejtuesve të Napolit të ndalin negociatat për Zhegrovën, duke e larguar nga lista e objektivave të verës.

    Lajmin e ka konfirmuar edhe “arenanapoli.it”, ndërsa mediume të tjera pranë klubit kampion të Italisë raportojnë të njëjtën gjë: Conte nuk e sheh sulmuesin kosovar si pjesë të planeve të tij për sezonin e ardhshëm.

    Aktualisht, Zhegrova është në fazën e rikuperimit pas një lëndimi që e ka mbajtur larg fushave që nga dhjetori i kaluar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark