Edon Zhegrova mbështet Belgin Jasharin, ja çka i dhuroi - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Edon Zhegrova mbështet Belgin Jasharin, ja çka i dhuroi

    Insajderi
    27 April 2025 - 19:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Para disa ditësh ka ndodhur një rast tronditës në një ndeshje të futbollit në Obiliq.

    Belgin Jashari, u sulmua fizikisht gjatë një loje që ekipi i tij e pati ndaj ShF Arsenalit.

    Ngjarja e rëndë ngjalli reagime të shumta, përfshirë edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke e dënuar ashpër këtë akt.

    Lidhur me rastin edhe autoritetet u aktivizuan menjëherë, duke e arrestuar të dyshuarin Januz Faniqi.

    Së fundmi në përkrahje talentit 15-vjeçar i ka dal edhe ylli i Kosovës, Edon Zhegrova.

    Ai ia dhuroi Belginit edhe një palë atlete të firmosura.

    “Përshëndetje Belgin. Këto patika janë për ty me të tregu që të përkrah unë, kombëtarja, dhe gjithë populli i Kosovës. Kështu, ti vazhdo të punosh dhe ta ndjekësh ëndrrën tënde edhe t’i realizosh ato”, ishte mesazh i Edon Zhegrovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark