![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Partitë politike që do të jenë pjesë e garës në zgjedhjet në nivel nacional, dy ditë më parë kanë publikuar listat e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Në mesin e 110 kandidatëve sa duhej të ishin në listën e secilit subjekt pati emra që i befasuan qytetarët.
Artist, sportist, e analist iu futen garës për të fituar besimin e qytetarëve për t’i përfaqësuar ata në Parlament.
Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Mergim Mavrai, iu bashkua Listës për Familje.
38 vjeçari, i lindur ne Gjermani është duke synuar që të paktën ta kaloj pragun zgjedhor me 9 shkurt të 2025-tës.
Edhe babai i futbollistëve Taulant e Granit Xhaka, Ragipi, është pjesë e kësaj gare.
Si i 34-shi i kësaj liste, ai do të garoj me Partinë Demokratike të Kosovës.
Edhe ish-trajneri, Bylbyl Sokoli, i hapi rrugë politikës. Ai zyrtarizoi aderimin e tij në Lëvizjen Vetëvendosje.
Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosovës, Lumbardh Salihu javë më parë, zyrtarisht i është bashkuar Lidhjes Demokratike te Kosovës.
Ai është i 77-ti në listën garuese të kësaj partie.
Me të njëjtin subjekt politik është duke garuar edhe babai i futbollistit Edon Zhegrova, Lulzimi.
Ndërkaq nga bota e artit, garës për deputet i janë future edhe këngëtarët Edona Llalloshi dhe Genc Prelvukaj.
Ky i fundit është pjesë e listës së PDK-së, ndërkaq autorja e shumë hiteve muzikore është pjesë e Vetëvendosjes.
Për më shumë mund ta ndiqni storien e realizuar nga gazetarja Dijellza Preniqi.