Edona Llalloshi reagon pasi u zgjodh deputete - Insajderi
×
  • Lajme
  • Showbiz
  • Lajme

    Edona Llalloshi reagon pasi u zgjodh deputete

    Insajderi
    07 March 2025 - 19:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Edona Llalloshi, ka reaguar pas zgjedhjes së saj si deputete e Kuvendit të Kosovës.

    Ajo ka shprehur mirënjohjen e saj ndaj votuesve.

    Llalloshi ka shkruar se do të vazhdon përpara me dashurinë për vendin.

    “Të dashur qytetar dhe votues. Më lejoni që me dashuri dhe përulje të shpreh falenderimin tim për mbështetjen tuaj dhe që keni besuar në vizionin dhe angazhimin tim dhe të Lëvizjes VETËVENDOSJE, për të sjellë ndryshime pozitive për gruan, artin, kulturën…

    Si artiste profesioniste i kam qëndruar besnike këngës, kulturës e traditës së vendit tim, edhe si përfaqësuese e juaja në Kuvendin e Republikës së Kosovës, do të jem po e njëjta. Ky është një nder i madh për mua dhe familjen time.

    Le të vazhdojmë të hecim përpara, së bashku, me dashuri e përkushtim për vendin tonë, ashtu siç, e kemi bërë deri tani”, shkroi ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark