Edona James mbrëmjen e së premtes i ka prekur të gjithë me rrëfimin për sfidat që ka kaluar gjatë jetës së saj. Ajo ka treguar për vështirësitë e jetesës në Kosovë,marrëdhënien e prindërve të saj, mallkimet dhe ofendimet që është përballur.
Edona flet për procesin e kthimit nga djalë në vajzë për sfidat, operancionet dhe dhimbjet që ka përjetuar që e kanë bërë më të fortë.
“Kam qenë disa herë në spital sepse shikoja veten në pasqyrë dhe shikoja diçka që nuk është e vajzave dhe kam marrë thikën dhe kam prerë gjysmën e organit gjenital. Kisha shumë gjakderdhje, dhe u kam treguar doktorëve që s’e dua trupin tim kështu. Kam dashur të realizoj ëndrrën time të jem ashtu siç ma ndjen zemra. I kam thënë nënës më fal po s’mundem të jetoj më me ty. Kam luftuar për jetën time dhe për atë çfarë jam unë. Jam operuar 3 herë dhe dhimbjet ishin të mëdha por isha e lumtur sepse gjeta trupin tim. Në Kosovë nuk kam ardhur më sepse kisha frikë mos më bëjnë ndonjë gjë sepse më mallkonin dhe ofendonin shumë”, ka thënë ajo.