×
  • Lajme
  • Lajme

    Edtstadler: Pa Ballkanin Perëndimor Evropa dhe BE nuk do të jenë të plota

    Insajderi
    05 May 2021 - 11:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja federale për Evropën dhe Kushtetutën e Republikës së Austrisë, Karoline Edtstadler, theksoi se Ballkani Perëndimor është një nyje sigurie dhe se pa vendet e Ballkanit Perëndimor, Evropa dhe Bashkimi Evropian (BE) nuk do të jenë të plota.

    Zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, dhe ministrja federale për Europën dhe Kushtetutën e Republikës së Austrisë, Karoline Edtstadler, mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit të tyre dypalësh në kuadër të vizitës në Shkup.

    Ajo u shpreh shumë e lumtur që turneun në Ballkanin Perëndimor e fillon nga Maqedonia e Veriut duke theksuar se Austria dhe Maqedonia e Veriut janë miq të ngushtë dhe aleate në zemër të Europës.

    Duke theksuar se nga 651 000 doza të vaksinës Pfizer/BionTech të destinuara për Ballkanin Perëndimor, rreth 120 000 do të dorëzohen në Maqedoninë e Veriut, ministrja Edstadler theksoi se askush nuk është i sigurt, derisa të gjithë nuk janë të sigurt dhe për këtë arsye duhet të kujdesen për çështjen e vaksinave, që është shumë e rëndësishme.

    “Ballkani Perëndimor ka një rëndësi të veçantë për Austrinë, ka rrënjë historike, ka mundësi shumë të rëndësishme ekonomike për bashkëpunim. Ka ndërmarrje me bazë në rajon. Ballkani Perëndimor është një nyje e sigurisë. Pa shtetet e Ballkanit Perëndimor, Evropa dhe Bashkimi Evropian nuk do të jenë të plota”, nënvizoi Edstadler.

    Zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane, Nikolla Dimitrov, falënderoi Vjenën për përpjekjet e saj së bashku me Komisionin Evropian për të siguruar 651 000 doza të vaksinave për rajonin.

    “Po ashtu do të doja të falënderoj Austrinë për mbështetjen e saj të vazhdueshme dhe parimore të qartë për të ardhmen evropiane të Ballkanit dhe natyrisht për Maqedoninë e Veriut. Ne ndajmë shumë interesa të përbashkëta me Vjenën. Kemi marrëdhënie jashtëzakonisht të ngushta politike. Kemi interesa të përbashkëta ekonomikë”, nënvizoi Dimitrov./ata.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark