Ndërhyrjet në fotografi po bëhen me të madhe nga shumica e përdoruesve të rrjeteve sociale.
E radhës që ka dështuar me editimin e fotografive është këngëtarja Remzie Osmani.
Me qëllimin që të duket sa më në formë trupore, Remzia ka ndërhyrë në këtë fotografi, pa e vërejtur që dorën e djathtë e ka lënë vetëm me 4 gishta.
Ndryshim kanë pësuar edhe shkallët e shtëpisë, këndi favorit i këngëtares për të pozuar kohë pas kohe.
Megjithatë, marrë parasysh vitet, Remzia duket bukur dhe vlerësohet ndër vite për projektet e saj muzikore. /IndeksOnline/