Aksionet në bursat amerikane pësuan një rritje të ndjeshme këtë të mërkurë, duke shënuar një rekord më vete në hapje të tregjeve.
Që pas fitores së Donald Trump në nëntor, aksionet në bursat amerikane kanë pësuar rritje të vazhdueshme nisur nga zotimet e Presidentit për ekonominë vendase.
Këto rritje u përforcuan në ditët e para të marrjes së detyrës nga Trump dhe firmosjes së një sërë urdhërash ekzekutivë, si ai për ndërtimin e dy gazsjellësve “Keystone XL” dhe “Dakota Access”, që të dy të kundërshtuar fuqishëm nga aktivistët e mbrojtjes së mjedisit.
Të mërkurën, pak pas hapjes, Doë Jones regjistroi 93.38 pikë rritje, ndërsa S&P u rrit me 10.09 pikë e Nasdaq me 36.74 pikë.
“Ka një besim real të investitorëve për premtimet e Donald Trump. Në ditët e para të detyrës ka qenë shumë aktiv, çka sinjalizon që ndryshimi i premtuar prej tij mund të mbërrijë shumë më shpejt”, thotë Tim Ghriskey, shef i investimeve në grupin “Solaris” në Nju Jork.
“Ka një efekt psikologjik të madh dhe pak pas inaugurimit konfirmoi se kthesa e madhe është para nesh. Frika e protektsionizmit është zbehur nga optimizmi për inflacionin dhe rritjen, të paktën për tani”, thotë Neil Wilson, analist i tregjeve.