Egje, tjetër tragjedi refugjatësh - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Egje, tjetër tragjedi refugjatësh

    Insajderi
    13 July 2016 - 12:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bilanci i tragjedisë së re në brigjet e Egjeut ka shkuar në 4 të vdekur, ndërsa një tjetër person konsiderohet i zhdukur.

    Gjashtë të tjerë janë shpëtuar nga Forcat e Marinës Ushtarake, që po zhvillon operacionin e kërkimit në zonën detare në Lindje të ishullit të Lesbosit. Midis viktimave janë një vajzë 4 vjeç, një djalë i vogël dhe dy të rritur.

    Tragjedia ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, kur një barkë që transportonte 11 refugjatë nga brigjet turke drejt ishullit grek është mbytur për arsye që ende nuk dihen.

    Edhe pse ka ditë që fluksi i refugjatëve nga Turqia është reduktuar në maksimum, në 24 orët e fundit janë drejtuar drejt brigjeve greke dy barka me të paktën 90 persona, të cilët janë shpëtuar nga Forcat e Marinës detare.

    Duke pritur zbatimin e marrëveshjes Turqi-BE, në ishullin e Lesbosit ndodhen 2.842 refugjatë, në Hio 2.425 dhe në Samo 1.064. Shumica e tyre kanë bërë kërkesë për azil. /TCh


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark