Egjipti dënon 11 burra me 12 vjet burg se kanë bërë “akte homoseksuale” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Egjipti dënon 11 burra me 12 vjet burg se kanë bërë “akte homoseksuale”

    Insajderi
    25 April 2016 - 22:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një gjykatë për kundërvajtje në Egjipt ka dënuar 11 burra për akuzat “nxitje e shthurjes” pasi u arrestuan nën dyshimin e kryerje së akteve homoseksuale, raporton Ahram Arabic, një sajt në Egjipt.

    Prokurorët kanë thënë se 11 të dënuarit, që kanë mohuar akuzat, kanë përdorur rrjetet sociale për të organizuar lidhjet seksuale mes tyre.

    Tre prej tyre janë dënuar me 12 vite burg, ndërsa të tjerët janë dënuar me tre deri në nëntë vite.

    Të akuzuarit që janë arrestuar në një apartament me qera në Giza, mohuan akuzat. Një nga të pandehurit, sipas gjykatës ishte dënuar edhe më herët për raste homoseksuale.

    Homoseksualiteti nuk është i penalizuar në mënyrë eksplicite me ligjet egjiptiane, edhe pse prokurorët shpesh kanë ngritur akuza kundër homoseksualëve nën akuzat për “imoralitet” dhe “përbuzje të fesë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark