Egla Ceno bën krahasimin, Luizi dhe Kiara dhe Gjesti dhe Egli – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Egla Ceno bën krahasimin, Luizi dhe Kiara dhe Gjesti dhe Egli

    Insajderi
    29 January 2025 - 21:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish fituesja e edicionit të tretë të ‘Big Brother VIP Albania’, Egla Ceno, ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, ku ka folur për shumë tema, përfshirë raportin e Eglit me Gjestin.

    Në mes të pyetjeve të shumta, njëra prej tyre i referohej Gjestit, dhe Egla nuk ngurroi të përgjigjej.

    Ajo tha se, pavarësisht se koha ka ndryshuar dhe ndjenjat mund të jenë më të pasura përmes mundësive të reja, ka meshkuj që dinë të tregojnë qartë atë që duan.

    “Mos harro që janë brez ‘tjetër’, kjo nuk i justifikon se prindërit tanë krijonin familje në moshën e tyre, por kohët kanë ndryshuar. Ndjenjat duket sikur kanë kaluar në plan të dytë. Ama ka meshkuj që kur dinë çfarë duan, e tregojnë qartë… siç bëri Luizi me Kiarën. Sjellja e Luizit ndaj Kiarës e lartësoi akoma më shumë në sytë e publikut. Mua personalisht më pëlqeu që e lartësoi atë grua,” tha Egla.

    Gjesti dhe Egli kanë pasur një raport mjaft të afërt që nga fillimi i programit, duke tërhequr vëmendjen e publikut për marrëdhënien e tyre miqësore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark