Egla tallet me Gjestin: Vish një palë pantallona mo burrë, ça bën robi me brekë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Egla tallet me Gjestin: Vish një palë pantallona mo burrë, ça bën robi me brekë

    Insajderi
    12 March 2025 - 15:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Egla Ceno ka hyrë sot në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”. Fituesja e edicionit të tretë të reality show-t është bërë pjesë e sfidës ku banorët nuk duhet të reagojnë ndaj gjërave që do të ndodhin në shtëpi.

    E sigurisht që Egla e ka luajtur mjaft mirë rolin duke i ngacmuar banorët herë pas here. Me të hyrë në shtëpi, Ceno ka shkuar te dhoma e gjumit ku ishte Laerti dhe e ka puthur në buzë.

    Më pas ajo ka shkuar te pjesa e banjës ku ndodhet dhe vaska, vendi i saj i preferuar kur ishte brenda në shtëpinë e BBV 3. Egla teksa po bënte gati vaskën pyeste banorët se nga cila anë është uji i ngrohtë apo thoshte se kishte nevojë për shampo.

    Në një moment Gjesti shkon e përqafon, Laerti i mban mikrofonin dhe Ola i gjen një shampo.

    Teksa Egla po shijonte qëndrimin e saj në vaskë ka nisur duke ngacmuar banorët.

    “Pse i lini këto çunat me brekë nëpër shtëpi?”, thotë Egla teksa shikon Gjestin dhe më pas i drejtohet atij: “O Gjesti vish një palë pantallona mo burrë, ça bën robi me brekë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark