Egla thyen rregullat e Big Brother, reagon Arbëri: Jeni askushi për të bërë diagnostifikime të shëndetit mendor – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Egla thyen rregullat e Big Brother, reagon Arbëri: Jeni askushi për të bërë diagnostifikime të shëndetit mendor

    Insajderi
    17 February 2024 - 23:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Egla është një nga banoret më të komentuara të momentit në shtëpinë e “BBV3”. Ajo theu një nga rregullat kryesore, duke mos mbajtur mikrofonin dhe si pasojë banorët qëndruan pa ujë për disa orë.

    Ndërkohë, ajo nuk realizoi as sfidën në fermë, duke e çuar kështu çmimin në 80 mijë euro. Ja si i komentoi sot ajo këto dinamika.

    “Mua më është bërë një gjyq. Unë i kërkova falje. Jam ulur me disa prej tyre për t’i shpjeguar se çfarë ndodhi. Kam folur edhe me Julin, nuk e bëra kastile. Para shëndetit nuk vendos gjë. Unë nuk e mendova që do kaloja natën në një shtresë në kashtë. Unë u tërhoqa nga kafshët… Ledjona është duke i rënë një gozhde shumë të ulët. Miss Londra gjithashtu ka dashur të konfliktoheshim… Meritoni ka shpërfaqur një fytyrë që nuk e dija. Më ka trembur me prezencën e tij në shtëpi.”

    Ndërkohë, opinionistët Ori Nebijaj dhe Arbër Hajdari e komentuan si më poshtë sjelljen e Eglës.

    Ori Nebijaj: Po më duket sikur ata po e faktorizojnë vetë Eglën si një lojtare të fortë. Në këtë raport mendoj se janë duke e ndihmuar Eglën.

    Arbër Hajdari: Ju jeni askushi për të bërë diagnostifikime të shëndetit mendor. Mendoj që ishte një strategji e Eglës dhe nuk më pëlqeu fare se prishi një lojë. Ishin afër për ta çuar çmimin në 120 mijë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark