Egli largohet nga ditëlindja e Loredanës për shkak të Xhenetës - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Egli largohet nga ditëlindja e Loredanës për shkak të Xhenetës

    Insajderi
    11 May 2025 - 09:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Epo, dramat nuk kanë të ndalur për ish-banorët e Big Brother.

    Natën e mbrëmshme, Loredana Brati kishte organizuar një festë të madhe ditëlindjeje, ku kishte ftuar shumë miq të saj, por edhe ish-banorët e Big Brother.

    Në listën e të ftuarve ishin edhe Xheneta me Eglin, të cilat, mesa duket, nuk kanë pasur asnjë lloj kontakti. Në një video të publikuar, shihet Egli duke u larguar plotësisht nga festa në momentin që kishte parë se në ditëlindjen e Loredanës ishte e pranishme edhe Xheneta.

    Ndoshta ky ka qenë takimi i parë dhe i fundit mes tyre, ani pse Xheneta kishte thënë në “E Diell” se Egli dhe Gjesti po e përndjekin kudo që shkon. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark