Egli viktimë e dashurisë për Gjestin? vjen deklarata e fortë nga producenti i njohur - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Egli viktimë e dashurisë për Gjestin? vjen deklarata e fortë nga producenti i njohur

    Insajderi
    25 April 2025 - 16:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Romanca mes Gjestit dhe Eglit vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së publikut.

    Pyetja më e shpeshtë e fansave të tyre është se ‘çfarë po ndodh me ta jashtë shtëpisë së Big Brother VIP 4?’.

    E pikërisht kjo marrëdhënie u diskutua një ditë më parë me panelin e të ftuarve në emisionin “Ftesë në 5”, me Bieta Sulo.

    I ftuar ishte producenti i njohur, Eduard Deda, i cili u shpreh se i vjen keq për Eglin, pasi sipas tij ajo është mashtruar në këtë marrëdhënie.

    Producenti shton se ish-finalistja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri është e afeksionuar pas fituesit të BBV 4 dhe viktimë e ndjenjës së vet.

    Kush ishte më “i zjarrtë” në shtrat, Ben Affleck apo Brad Pitt? Aktorja e njohur ÇUDIT me deklaratën e saj!
    “Mua më vjen shumë keq për këtë vajzë, e cila realisht është mashtruar në këtë marrëdhënie. Ajo i ka dhënë fitoren dhe gjithë vëmendjen e mundshme këtij djali. U kujdes për këtë djalë maksimalisht, tregoi që vërtetë e donte. Mendoj që ajo vajza është e afeksionuar pas atij djali, por është viktimë e ndjenjës së vet”, tha Deda.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark