Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-Nisma, Egzon Kelemendi, ka shprehur optimizëm dhe besim në mobilizimin e qytetarëve për një Kosovë më të zhvilluar dhe të suksesshme.
Ai tha se mobilizimi qytetar është në rritje dhe se më 9 shkurt do të arrihet një rezultat i madh.
“Të dashur miq, tani kur po afrohet 9 shkurti, shihet se mobilizimi i gjithëanshëm qytetarë për Kosovën fituese është në rritje të paparë“, shkroi ai.
Në një takim me kolegët nga ETC Ferizaj, Kelemendi u dakordua për mbështetje të përbashkët për koalicionin AAK-Nisma, duke ftuar qytetarët të votojnë me numër 137 për koalicionin dhe numrin 60 për të.
Kelmendi u shpreh se Kosova ka nevojë për një ekonomi të zhvilluar dhe se vetëm me punë dhe angazhim, suksesi është i sigurt.