Egzon Kelmendi nga AAK prezanton 7 pika për një ekonomi më të fortë dhe jetë më të dinjitetshme – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Egzon Kelmendi nga AAK prezanton 7 pika për një ekonomi më të fortë dhe jetë më të dinjitetshme

    Insajderi
    31 January 2025 - 20:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Egzon Kelmendi, ka prezantuar vizionin e tij për një ekonomi më të fortë dhe jetë të dinjitetshme për qytetarët e Kosovës.

    Kelmendi përmes një shkrimi në Facebook, ka potencuar rëndësinë e zhvillimit të ekonomisë familjare përmes industrisë së lehtë, e cila jo vetëm që do të rrisë punësimin brenda familjeve, por edhe do të zvogëlojë shpenzimet e udhëtimit dhe do të forcojë lidhjet mes bizneseve dhe familjeve.

    1. Ekonomi familjare me industri të lehtë (rrit punësimin në familje, zvogëlon shpenzimet e udhëtimit në vendin e punës, lidh bizneset me familjet).

    2. Me 70 % të tatimit në fitim, lirohen bizneset nëse investojnë në ekonomi familjare – modeli Aksionar – Punëtor – Biznes).

    3. Paga minimale 600 deri në 800 euro për 4 vite.

    4. Transport publik funksional i cili mbështet vajtje-ardhjet në punë – shpenzimet minimale.

    5. Orare pune funksionale, ekonomike që mbështetet në kërkesat e qytetarëve.

    6. Mësim funksional i cili mbështetet në oraret e punës së prindërve.

    7. Çerdhe (kopshte) funksionale që mbështesin oraret e punës së prindërve.

    Ai është shprehur se të gjitha këto, e bëjnë qytetarin të zgjedhë Kosovën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark