Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Egzon Kelmendi, ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e qytetarëve të Pejës gjatë një takimi me ta.
Ai tha se Peja ka qenë pikënisja e çdo suksesi të tij, si në jetën familjare ashtu edhe në atë biznesore.
“Peja është pikënisja e secilit sukses timin familjar dhe biznesor. Nga Peja dhe me kolegët e Pejës, ne u shtrimë në tërë Kosovën, duke kaluar kështu edhe kufinjtë nacional e kombëtarë në zhvillim,” shkroi Kelmendi.
Ai gjithashtu theksoi se mbështetja nga Peja dhe kolegët e ETC-së ka qenë vendimtare për të vazhduar përpara me angazhimin e tij politik.
“Kur Peja na tha Po, ne ja dolëm. Edhe sot, nga Peja, kolegët e ETC-së në këtë qytet, mora mbështetjen dhe PO-në e sinqertë për votën e 9 shkurtit,” shtoi ai.
Kelmendi u premtoi qytetarëve se do të jetë i përgjegjshëm për votat e marra dhe se nuk do të zhgënjejë asnjë prej tyre në rrugëtimin e tij institucional.