Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-Nisma, Egzon Kelmendi, ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e madhe që ka marrë nga popullata e Nabërgjanit dhe Zahaqit.
Ai tha se kërkesat dhe propozimet konkrete të këtyre fshatrave do të jenë prioritete për të, duke theksuar se përkushtimi i tij është për një Kosovë fituese.
“Në Nabërgjan dhe Zahaq popullata fisnike na dha mbështetjen për Kosovën fituese! Kërkesat dhe propozimet konkrete të komunitetit të këtyre fshatrave për mua mbeten prioritet!”, shkroi ai në Facebook.
Egzon Kelmendi në zgjedhjet e 9 shkurtit kandidion me numrin 60.