Egzon Kelmendi: Prizreni, simbol i besës dhe angazhimit për ndryshim – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Egzon Kelmendi: Prizreni, simbol i besës dhe angazhimit për ndryshim

    Insajderi
    04 February 2025 - 17:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Egzon Kelmendi ka qëndruar sot në qytetin e Prizrenit, ku ka mbajtur një takim me banorët e kësaj komune.

    Kelmendi ka thënë se Prizreni i ka dhënë besën Koalicionit për Kosovën fituese 137.

    “Prizreni, mbetet kryeqyteti shpirtëror i kombit shqiptarë, tjetër akronim nuk ka! Prizreni ka energji për zhvillim, i duhet ekonomi e bazuar në resurset që i posedon! Të dielën na pret ora e ndryshimit për Kosovën”, ka thënë kandidati i AAK-së për deputet.

    Kandidati për deputet ka takuar edhe kolegët e tij të ETC-së në këtë qytet.

    “Në Prizren nuk kemi nevojë për kuvendim të madh, sepse kemi të bëjmë me njerëz që ë tregojnë veten më punë e fjalën e mbajnë. Jemi besatuar për Koalicionin me numër 137 dhe për numrin 60!”, ka shkruar Kelmendi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark